Ministria e Punëve të Brendshme pranon Raportin e DASH-it për trafikim me qenie njerëzore

Ministria e Punëve të Brendshme pranon Raportin e DASH-it për trafikim me qenie njerëzore

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka pranuar raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikim me qenie njerëzore për vitin 2018.

Në këtë raport janë theksuar dhjetë rekomandime të cilat i referohen nevojave për rritjen e efikasitetit në parandalimin, luftimin e trafikimit me qenie njerëzore si dhe kujdesin për viktimat e trafikimit.

Sipas raportit të DASH-it, Republika e Kosovës vazhdon të rangohet në nivelin dy nga tri nivelet themelore. Rrjedhimisht sipas raportit Republika e Kosovës ka shënuar progres të dukshëm krahasuar me raportin e vitit të kaluar dhe raportet tjera paraprake.

Ministri Gashi ka falenderuar partnerët ndërkombëtarë e veçanërisht SHBA-të për përkrahjen e vazhdueshme në fushën e luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, derisa është zotuar se do të angazhohet në përmbushjen e dhjetë rekomandimeve të dala nga raporti i DASHI-

 

KOMENTE