Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe zëvendësministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim (MKK), ka thënë se Kosova ka nevojë që të përmbyllë edhe këtë cikël të shtetësisë së Kosovës e që është themelimi i Ushtrisë së Kosovës. Hapi i presidentit në bashkëpunim me të gjitha institucionet e Kosovës, si kryeparlamentarin e kryeministrin, paraqet rrumbullakimin e misionit të plotë të një ushtrie moderne.
“Peng i Listës serbe dhe politikave ditore nuk mund të mbetemi në pakufij prandaj edhe politika kosovar është e unifikuar dhe besoj që së shpejti projektligji për shëndrrimin e FSK, në një forcë modern, do të jetë në Parlamentin e Kosovës, për të përmbyllur këtë kapitull të rëndësishëm të shtetësisë së Kosovës” ka thënë Zeka, shkruan 2LONLINE.com.
Sipas tij, ligji për FSK-në është ligj i standardeve evropiane dhe i bazuar në vlerat e NATO-s. Mbështetja e NATO-s dhe e institucioneve tjera ndërkombëtare, ka qenë gjithmonë që nga paslufta e deri më tani dhe si i tillë do të vazhdojë në mënyrë që Kosova të jetë faktor i prodhimit të stabilitetit, siç ka qenë deri më tani”, ka thënë Zeka.