Këto ditë është rishpallur konkursi për drejtorë dhe zv/drejtor në disa shkolla, por se për Izmi Zekën, nënkryetar i Degës së PDK-së në Gjilan dhe anëtar i Këshillit Drejtues, krejt kjo është një lojë e këtij pushteti për t’i sjellë në këto pozita, me çdo kusht njerëz militantë të saj që ata duan.
Zeka mendon se në konkursin e fundit për këto pozita ka pas njerëz të zotë që kanë mund të zgjidhen në pozita të drejtorit e të zv/drejtorit, por se duket se ata nuk kanë qenë të përshtatshëm për pushtetin i cili duke menduar qe ato kuadro nuk i përkasin partisë së tyre, ka anuluar konkursin.
Sipas Zekës rasti më flagrantë është në shkollën fillore “Thimi Mitko”, por shkelje ka edhe në shkolla tjera.
Zeka thotë se nuk pret që të ketë mbarëvajtje të drejtë edhe ky konkurs pasi ai akuzon pushtetin se do të bëjë çdo gjë për t’i sjellë në ato pozita, ata që dëshiron, ky pushtet, edhe pse kjo mund t’i lë jashtë kuadrot e mirëfillta që i meritojnë ato pozita, vetëm pse nuk janë militantë të partisë në pushtet.