Izmi Zeka, zëvendësministër në Ministrin e Punëve të Brendshme beson se kjo javë duhet të jetë vendimtare për t’iu kthye normalitetit politik, por edhe ekonomik në Kosovë, me mbylljen e historisë së demarkacionit.
“Qytetaret janë lodhur duke pritur zyrave të ambasadave nëpër kolona të gjata për vendimet që kanë obligim t’i marrin deputetët e zgjedhur të parlamentit të Kosovës”, ka thënë ai.
Zeka që vije nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), thotë se ky subjekt ka qenë e qartë qysh herët për këtë çështje dhe po të kish qenë në dorën e saj kjo do të ishte harruar dhe qytetarët do të lëviznin lirshëm në shtetet e Evropës respektivisht në zonën Shengen.
“Liderët e ndërgjegjshëm vlerësohen në vendime të mëdha. Tani janë duke u numëruar ditët për të mos na ikur momenti që këtë vit të lëvizim lirshëm”, është shprehur Zeka.