Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së dhe nënkryetar i Degës së këtij subjekti në Gjilan, ka thënë se është e tepërt kjo çka ndodhi sot në Francë.
Sipas tij, shtyrja e procesit gjyqësor dhe mos lirimi i Ramush Haradinajt paraqet sulm mbi luftën çlirimtare të Kosovës por edhe cenim i Kosovës drejt Europianizmit.
“Çka është tepër është tepër. Institucionet e Kosovës duhet edhe më fuqishëm të ngrisin zërin në Bruksel e gjetiu që të përfundoj kjo maskaradë me komandantin e luftës z. Haradinaj”, ka thënë Zeka.