/2L ONLINE/ – Ish drejtues i PDK-së së Gjilanit Izmi Zeka, aktualisht zëvendësministër në kabinetin qeveritar të Isa Mustafës, ka thënë për Portalin 2LONLINE, se demarkacioni duhet të kalojë dhe se peng i tekeve te askujt nuk duhet të mbetemi, por duhet të gjendet zgjidhje e shpejt dhe tëe votohet në parlament.
“PDK ka një qëndrim për demarkacionin dhe vlerësojmë se kjo çështje duhet të përmbyllet sa më shpejtë në mënyrë që Kosova të ecë drejt hapave tjerë të integrimeve evropiane. Zvarritja e demarkacionit ka krijuar debalancë dhe pengesë për ecje tutje”, ka thënë Zeka.
Sipas tij, nuk është e drejtë që është vu kusht nga BE-ja, por tani jemi para një akti të kryer dhe se Kosova dhe institucionet e saja duhet t’i kryejnë detyrat karshi Evropës dhe aleatit të saj amerikanë
“Ndërsa, kur jemi te liberalizimi i vizave, besojë se nëse ne kalojmë demarkacionin, së shpejti qytetarët do të lëvizin lirshëm në zonën shengen. Peng i tekeve të askujt s’duhet të mbetemi dhe duhet të gjendet zgjidhje e shpejt dhe të votohet në parlament”, ka thënë Zeka.
Sipas tij, përveç liberalizimit, aleatët e Republikës së Kosovës janë të përkushtuar që sa më shpejtë të krijojmë ushtrinë e Kosovës dhe kështu të formësohet në të gjitha aspektet shteti i Kosovës.
“Partia Demokratike e Kosovës do të jetë avangarde për integrimet evropiane dhe për zhvillim të shpejtë ekonomik”, ka thënë në fund Zeka. /2L ONLINE/