Zëdhënësja e kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”, Rina Ahmeti Kasumi, në emër të Kryeshefit ekzekutiv Ymer Salihut, si dhe në emër të menaxhmentit, të bordit drejtues dhe gjithë stafit të ndërmarrjes, përcjellë mesazhin te të gjithë përdoruesit e ujit të pijshëm, duke i bërë thirrje për të ruajtur dhe për të përdorur burimet e ujit me kujdes dhe përgjegjshmëri, të mos e keqpërdorin ujin, të kryejnë obligimet ndaj kompanisë si dhe të kenë parasysh se ky burimi është jetik për të ardhmen tonë dhe planetin tonë.
Kurse Ujin, Uji është Paqe, në të kundërtën nuk do të kemi stabilitet dhe Paqe! /2LONLINE/