Në edicionin 2018/2019, në Superligën e Kosovës u zhvillua një garë e nxehtë për titullin e kampionit. Garë e ngushtë u zhvillua edhe në zonën e barazhit deri në fund të edicionit.
Gjilani, Trepça’89, Ferizaj, Flamurtari, Drenica dhe Ballkani ishin në ‘betejë’ për t’i ikur barazhit.
Tashmë është bërë e ditur se në ndeshjet e barazhit, Trepça’89 do të përballet me Vëllaznimin, derisa Gjilani do të luajë ndaj Besës së Pejës.
Sipas disa burimeve te Federatës së Futbollit të Kosovës kanë bërë me dije se të dyja ndeshjet e barazhit do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Më 30 maj, Gjilani përballet me Besën, derisa më 1 qershor Trepça’89 luan ndaj Vëllaznimit.