Njësia e TASK FORCË-s -Lindje (e përberë nga Dogana e Kosovës dhe Policia) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare RMV-RKS.
Në magjistralen Gjilan -Ferizaj nga njësitet e lartcekura është ndaluar një furgon me dyshim për mallra të kontrbanduara.
I njëjti pasi kishte mallra te ndryshme pa dokumente është derguar në terminalin doganorë në Ferizaj.
Gjate kontrollit të automjetit ështe hasur ne mallra te ndryshme si: mbathje sportive pa prejardhje (pa fatura) , te markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara. Gjithashtu është gjetur tekstil te firmave te ndryshme, kozmetike me prEJardhje dhe prodhim serbE, disa pako me hurme etj.
Mallrat te cilat kan qene pa dokumente janë sekuestruar.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e doganes së Kosovës. /2LONLINE/