Nutricionisti australian, Ryan Pinto, e ka publikuar një fotografi me fazat e ndryshme të bananes së pjekur. Ai ka treguar se banania shumë e pjekur ose shumë e zbutur nuk është shumë e shëndetshme.
Sipas tij, bananet që nuk janë të pjekura janë burim i mrekullueshëm i prebiotikëve, të cilët ndikojnë në shëndetin e zorrëve.
Bananet që janë pothuajse të pjekura janë të pasura me fibra dhe nuk kanë shumë sheqer. Bananet e pjekura plotësisht kanë nivel të lartë të antioksidantëve dhe gjithashtu janë të pasura me fibra.
Kur banania pjekët shumë dhe në lëkurën e saj fillojnë të formohen njollat e kafta, ajo ka më pak vitamina dhe minerale.
Në kohën kur lëkura e bananes fillon të mbizotërohet nga ngjyra e kaftë dhe zbutet shumë, ajo ka më shumë sheqer dhe më pak fibra, prandaj nuk është më aq e shëndetshme, sa ka qenë më herët