“Askush s’e do vendlindjen pse është e madhe (apo e vogël), por pse e ka vendlindje” (Sami Frashëri)
Nga: Qemajl MUSTAFA
– Ky libër (monografik) për Gjilanin me rrethinë, është punuar tri vite me radhë nga një këshill redaktues me relevancë shkencore gjithëkosovare. Këtë këshill e ka udhëhequr Prof. Dr. Mehmet Halimi të cilin komuma e ka shpallë qytetar nderi në vitin 2006. Skeletin themelor (konstruktin) e projektit e ka propozuar Prof. Dr. Sabri Tahiri, i cili, pas diskutimeve përmbajtësore në këshillin e monografisë, është miratuar unanimisht. Libri monografik është finalizuar dhe promovuar në sallën e KK të Gjilanit me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Me këtë rast janë shtypur rreth 20 ekzemplarë promovues ndërsa kontrata me kompaninë “Vivaprint” për me i shtypë 600 ekzemplarë të tjerë nuk është realizue sepse ne vërtetë nuk i kishim mjetet financiare në fund të mandatit të dytë ndërsa kryetari i ri, Lutfi Haziri nuk ka dashtë me u marë fare me këtë punë. Bile, nga 6000€ sa duhej me i paguepër shtyp, komuna e ka pasë një marrëveshme me PTK për sponzorizim të 3000€. Drejtori ekzekutiv i atëhershëm i PTK, Ejup Qerimi dhe bordi i ndërmarrjes e paten miratue kërkesën e komunës për sponzorizim. Pra, komuna i kishte obligim vetëm 3000€ për shtypjen e këtij libri kaq me vlerë për ne. Është i vetmi dokument i punuar me përkushtim të gjatë nga grupi i atorëve që kanë emër jo vetëm në Kosovë por edhe në hapsirën e plotë shqiptare.
Kjo monografi i ka IX kapituj dhe është gjithpërfshirëse për historikun rreth 300 vjeçar të komunës tonë me rrethinën e saj.
Ky është libri prej të cilit duhet të mësojë secili qytetar aktiv i Gjilanit ndërsa intelektualët, niveli akademik dhe politika e komunës e kanë për detyrë me e studjue, me e renovue dhe me e ribotue sipas nevojës.
Kryetari i tashëm vendosi këtë libër me e “ndalue” vetëm pse nuk ishte në maje të komunës kur u formësue ky dokument kaq me rëndësi. Ai nuk ishte në majë të saj poashtu kur u krynë edhe aq shumë punë të tjera të mira për qytetarët e saj dhe për krejtë rajonin. Këto punë e vepra të mira për komunën dhe për njerëzit tanë përherë e qitën Lutën në siklet.
Unë do ti isha gëzue sinqerisht një vepre të tillë po ta realizonte kryetar Haziri gjatë mandateve të tij. Për fat të keq, atij po i kalojnë 8 vite dhe nuk e prodhoi asnjë dokument strategjik e me vlerë për komunën. Është koha e fundit që ai me i lanë pazarllëqet e pista të Prishtinës në dëm të komunës dhe ai vet duhet me i dorëzue “armët” e me shkue n’shpi e mos me i ra as ndër mend për një mandat të ri. Ai po e bën pikërisht të kundërtën e asaj që duhet ta bëjë. Por, edhe kjo patjetër e ka çmimin e vet sikur edhe çdo akt tjetër në politikë.
Publiku i Gjilanit nuk duhet me e lejue vehten me u manipulue nga partitë e shndërruara në grupe të interesit e në biznese private të tyre.
Gjilani duhet me i ra veti mbas nëse don me e marë rrugën e demokratizimit e të zhvillimit e mos ne mbetë “i ndaluar” e në mëshirën e atyre që librin dhe zhvillimin e kanë pasë përherë të huaj e të largët.
P.S: Ky liber do të duhej prej vitit 2014 me qenë në të gjitha bibliotekat dhe institucionet e rajonit të Anamoravës. Nuk është për arsyet që i thash në tekstin më lartë.