Qendra e Studentëve ta bartë emrin e Abdullah Tahirit!

Qendra e Studentëve ta bartë emrin e Abdullah Tahirit!

Kosova ka kaluar në etapa të ndryshme deri sa ka arritur te gjëja më e shtrenjtë e quajtur liri. Secila etapë është karakterizuar me diçka madhore dhe ka rëndësinë e vete të cilës i kanë prirë grup njerëzish që nuk kanë lejuar të përbuzen dhe të nënçmohen. 

Shkruan: Fatmir KASTRATI – 2LONLINE.com

E tillë ka qenë edhe faza e demonstratave. Dhe sa herë që përmendet termi i tillë, personave që e kanë kaluar por edhe për ne që kemi dëgjuar e lexuar na vie në mendje demonstrata e vitit 81, ku aty ishte pikënisja e ëndrrës shekullore që më vonë do të bëhej realitet. Ëndërr kjo që kishte vetëm 3 terme Kosovë, Liri, Pavarësi! 

Një pjesë e madhe nga ne e dimë se si dhe nga kush nisi revolta por një pjesë tjetër e madhe nuk kanë njohuri pasi çuditërisht nuk u fol shumë për të. Hudhja e tabakut nga Abdullah Tahiri ishte pikënisja revolucionare për ëndrrën, Kosovë, Liri, Pavarësi.

Meqenëse muaji tjetër(shtatori) është muaji kur Abudallah Tahiri ka datëlindjen, institucioni që mund të mar vendimin, duhet të veproj në mënyrë racionale dhe qendrën e studentëve të emëroj me emrin e Abdullah Tahirit.

Le të njoftohen çdo gjeneratë që hynë aty me aktin madhështor të Abdullahut me shokë si dhe le të shërbej emri i tij si motivim për shpirt revolucionari për ndjekjen e kauzës  së shtetndërtimit dhe atdhedashurisë si amanet që Abdullahu na la me shokë.

Pra, Qendra Studentore duhet të ketë vetëm një emër, Qendra Studentore, Abdullah Tahiri. /2LONLINE.com/

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE