Aleanca e Gruas së Kosovës (AGK), Dega në Gjilan, ka zgjedhur kryetaren e re për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Zarife Asllani do të jetë në krye të AGK-së në Gjilan.
Asllani është aktiviste e kamotshme e AAK-së në Gjilan dhe pjesë e strukturës së AGK-së pothuajse në të gjitha mandatet.
Kryetari u degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, në fjalën përshëndetëse, tha se AAK është subjekt politik i hapur për të gjithë, një familje politike që po rritet çdo ditë e që garanton hapësirë për të gjithë e barazi po ashtu.
Gagica ka thënë se AAK tani është subjekti më i organizuar në Gjilan, me kuadrot më të përgatitura profesionalisht dhe me emra të njohur e nga familje të dëshmuara.
‘AAK në Gjilan po fuqizohet çdo ditë në të gjitha nivelet e organizimit. Aleanca është bërë adresë për të gjitha shtresat e shoqërisë e të gjitha moshat”, thotë ai. /2LONLINE/