Ndërkohë që në një aukcion të mbajtur në Zvicër, nga filatelia e Kosovës është shitur një zarf i vitit 1920, me vulë postare të Shkodrës, të cilin e ka blerë një zviceran, ndërkohë që interesimi i të huajve për pullat postare të Shqipërisë është tejet i madh.
Asllan Haliti, kryetar i shoqatës, i cili vetë ka grumbulluar deri më tani rreth 50 mijë pulla të ndryshme postare. Ka bërë të ditur se opusi i filatelisë së Kosovës ka rreth 100 mijë materiale, të cilat do të ishte me interes që të shihen edhe nga qytetarët e vendit, prandaj shpreson se shumë shpejt do t`iu mundësohet hapja e një ekspozite.
Sipas tij, Shoqata e filatelistëve të Kosovës, për një kohë shumë të shkurtër, nga themelimi e këndej, ka bërë një punë të vlefshme, si në sensibilizimin e brendshëm, ashtu edhe në ndërkombëtarizmin e kësaj disipline kulturore, e cila merret me mbledhjen e pullave të vjetra postare dhe materialeve tjera filateliste.
Gjatë qëndrimit në Gjenevë, ku më 30 prill dhe një maj të këtij viti u mbajt kongresi i filatelisë, Asllan Haliti ka arritur të vejë kontakte me përfaqësuesin e filatelistëve të Evropës, Gjorgjio Marshand, organizator i aukcioneve të pullave dhe kartave postare në Zvicër.
Po ashtu si rezultat i aktiviteteve të deritanishme shoqata ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën e filatelistëve të Evropës dhe të Shqipërisë, por që ta zhvillojë dhe përhap aktivitetin e saj, shoqata e filatelistëve të Kosovës ka nevojë për mbështetje institucionale, ose donacione tjera.
“Kemi bërë kërkesë për ndihmë në Ministrinë e Kulturës dhe në PTK, por deri më tani nuk kemi marrë akoma përgjigje dhe jemi në pritje”, thotë Haliti, për të ftuar të interesuarit tjerë që t`i bashkohen shoqatës, nëse janë të interesuar për filateli, duke kontaktuar me të në Gjilan, pasi që akoma nuk kanë një zyrë./2lonline/