Se Zarbica e Priboci e disa fshatrat tjera shqiptare, që sot kanë mbetur me Serbi, kanë qenë me komunën e Kamenicës (Dardanës) edhe pas Luftes së Dytë, janë gjetur disa dokumente edhe nga arkivat, por edhe nga ndonje banor që e kane ruajtur ndonjë dokument aty ketu, të cilat edhe janë jane bërë publike në rrjetet sociale, portale e gazeta.
Nga: Ismet TAFILI – 2LONLINE.com
Një dokument i tillë, që dëshmon se Zarbica e fshatrat tjera të Bashkësisë Lokale të Zarbicës, kanë qenë pjesë e komunës së Kamenicës është edhe shkresa e Këshillit Popullor të Rrethit të Kamenicës, Resori i Arsimit me nr.12598, të datës 21 Dhjetor, viti 1947, dërguar Shkollës së Popullit në Zarbicë, ku jepen udhëzimet për fillimin e kuzhinës së shkollës. Në këtë shkollë kanë frekuentuar nxënësit e fashtrave: Zarbicë, lagja Litesh e fshatit Zarbicë, Priboc, Novosellë, Suharnë e Ramabuqë.
Deshifrimi i shkresës, i faqes së parë:
Sreski Narodni Odbor
Procvetni otsek
Br 12598
21 decembar 1947 god Narodnoj školle
Kamenica Zarbince
Pre poćetka rada đaćki kuhinji i na teritoriju ovoga sreza, Odbori imaju uraditi sledeće
1. Dase knjige sa materialne poslovanje premaranijem upustvu ustroje i unesu sve dobijene kolićine namirnica
2. Dase svakog dana razdužuju sa potrošenim materialem
3. Broj ućenika koj će se hraniti u đaćkim kuhinjama treba raste a nikako da opada, zato uzimati za sada najsiromašnih ućenike.
4. Odbor će deliti dva obroka dnevno i to: izjutro ćaja u podne jello(ćajse može udeliti svim ućenicima ali obavezno deci iz drugih selo bez obzira da li je dete siromah ili ne).
5. Povedećese odmah drugu akciju za prikuplenje masti i mesa. Akcija ima obavezno odpoćeti 25.XII i da se zavrshi 30. XII. 1947. O prikuplenim namirnicama povezati se sa A.F.ž. koji u smislu ovoga dobile i pismo ….. odmahpo prijemo ovog akata Odbor će održati sastanak i da će utvrditi broj đaka koji će se hraniti na sledeći naćin (një fjalë e pakuptueshme) (një fjalë e pakuptueshme) koji će se hraniti od 1-I-1948 do kraja godine.
Përkthimi
Këshilli Popullor i Rrethit
Resori i Arsimit
Nr.12598 21 Dhjetor, viti 1947 Shkollës së popullit
Kamenicë Zarbincë
Para fillimit të punës së kuzhinës për nxënës në territorin e këtij rrethi, Këshillat kanë të bëjnë siç vijon:
1. Që librat për evidentimin e materialit për punë duhet të mirëmbahen sipas udhëzimeve të mëhershme të evidentohen të gjitha sasitë e pranuara të artikujve.
2. Që çdo ditë të barazohen me materialin e shpenzuar.
3. Numri i nxënësve që do të ushqehen në kuzhinë duhet të rritet e kurrsesi të zvogëlohet dhe duhet tani për tani të pranohen nxënësit më të varfër.
4. Këshilli duhet dy herë në dite të jap ushqim dhe atë; në mëngjes çaj dhe në drekë gjellë (çaji mund t’u ndahet të gjithë nxënësve por patjetër edhe fëmijëve të fshatrave tjera pa marr parasysh a janë të varfër a jo).
5. Merrni menjëherë aksionin e dytë për grumbullimin e yndyrave dhe mishit. Aksioni patjetër duhet të filloj me 25. XII. dhe të përfundoj me 30. XII. 1947. Për grumbullimin e artikujve duhet të kontaktoni me (A.F. Ž)-F. A. G. ( Fronti Antifashist i Grave ), i cili ka marrë letër……….menjëherë pas marrjes së këtij akti, Këshilli do të mbaj mbledhje dhe do të vërtetoj numrin e nxënësve që do të ushqehen në këtë mënyrë prej 1. 1. 1948 deri në fund të vitit. /2LONLINE.com/