Kamenica e gatshme në rast të vërshimevefotoilustrim

Kamenica e gatshme në rast të vërshimeve

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Kamenicës, ka njoftuar se sipas paralajmërimeve zyrtare të Institutit Hidrometeorologjik, nga dita e sotme e Mërkurë (05.08.2020) me përkeqësim të motit dhe reshjeve të shiut që priten të jenë më të mëdha se sa normalja, mund të ketë vërshime apo përmbytje edhe në komunën e Kamenicës.

Drejtoresha e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Kamenicës, Pajtesa Kryeziu, ka thënë se janë ndërmarrë masat e nevojshme ku ekipi i shpëtimit dhe emergjencës si dhe njësitë tjera emergjente të komunës janë mobilizuar.

“Të gjitha ekipet do të jenë aktive gjatë gjithë kohës si dhe do të jenë në shërbim të atyre që kanë nevojë. Lusim qytetarët që të kontaktojnë në numrat tanë emergjent”, tha ajo, transmeton 2LONLINE.com.

Numrat kontaktues emergjent janë:

Komuna e Kamenicës: 080011010 deri në orën 16:00;

Koordinator i Emergjencave, Shaban Canaj: 044615544 pas orës 16:00.

KOMENTE