Bashkim Kërqelin e njof prej fëmijërie. Ka qenë basist në një bend të Gjilanit, në kohën kur s’kishim as bukë me hongër mirë! Mandej i bishim kitarave bashkë në oborr të bibliotekës së qytetit të Gjilanit apo në park, dhe ai knojke. “Pse s’po bohësh këngëtar?!”, i thojsha.
Shkruan: Ridvan Bunjaku
Pema u pjek dhe Bashkimi shkoi në The Voice, nën mentorimin e Aurela Gaçes, kur në juri ishin edhe Sidrit Bejleri, Alma Bektashi dhe Elton Deda. “Kërkush s’bohet profet n’katun t’vet”, i thashë kur u kthye nga ajo përvojë me bindjen se kishte prirje.
Kërcimi tjetër “kuantik” ndodhi kur u taku me timpanistin nga Gjakova, Bekim Këpuska. Bashkëpunim çuditërisht i mirë i dy djemve nga dy qytete kaq të largëta, e të njohur si lokalista. Këta dy djem e thyen këtë shabllon dhe bashkë me miq të tjerë instrumentistë e inxhinierë të Zanit, i prodhuan dy kangë të freskëta brenda 10 muajsh. Para 19 orëve e kanë publiku videon e dytë profesionale.
ZANI i Bashkimit të mbetet në kujtesë. Këtë më duket e pat thânë Sidrit Bejleri në audicionin e fshehur në The Voice. Bekimi si duket, pos pjesës ritmike që e performon edhe live, e njeh edhe vijën dhe harmoninë e muzikës. Këta dy, bashkë me miqtë e vet prodhojnë muzikë live dhe të regjistruar, të këndshme, relaksuese dhe që mbahet mend.
Paçin frymëzime edhe më tutje! /2LONLINE.com/