Paraqitjet e tyre të mira me klubin e Ballkanit kanë bërë që Blend Baftiu dhe Jetmir Topalli të marrin ftesë nga selektori i Përfaqësueses U21 të Kosovës, Rafet Prekazi.
Baftiu dhe Topalli do t’i bashkohen Përfaqësueses U21 nga data 27 maj deri me 11 qershor ku do të jenë pjesë e Përfaqësueses për ndeshjet kundër Andorrës dhe Turqisë.
Baftiu ishte transferuar te Ballkani nga FC Prishtina, ndërkohë Jetmir Topalli nga Vushtrria kaloi të ‘portokallinjtë’ në fillimin e këtij edicioni.
Dy futbollistët do jenë pjesë e ekipit U21 të Kosovës për dy ndeshjet e radhës që do t’i zhvilloj në muajin qershor.