Xhylije Ibrahimi e Partisë së Drejtësisë (PD) do të jetë kandidate për deputete në Parlamentin e Kosovës. Ajo do të jetë pjesë e listës së Koalicionit NISMA-AKR-PD.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka bërë me dije se do të jetë njëra nga kandidatet për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga ky koalicion.
Ja postim i plotë:
Të nderuar qytetarë, iu njoftoj se në këto zgjedhje parlamentare jam njëra nga kandidatet për deputete në Kuvendin e Kosovës nga koalicioni NISMA-AKR-PD.
Falënderoj kryetarin e Partisë së Drejtësisë, prof.dr Ferid AGANIN, Kryesinë Qendrore, Degën e Gjilanit dhe të gjitha degët tjera të PD-së për besimin e dhënë.
Pres mbështetjen tuaj!