Kampionia Olimpike dhe kampione e shumëfishtë, xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi, nuk ndalet asnjë moment. Ajo dhe xhudistët e tjerë të shoqëruar nga trajneri Driton Kuka, kanë zgjedhur një formë tjetër të stërvitjeve.
Ata kanë zgjedhur natyrën, aktivitetin fizik dhe ajrin për t’i zhvilluar përgatitjet e tyre.
Stërvitjet sipas trajnerit Kuka, xhudistët nuk i ndalin as në borë e as në shi, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Padyshim, xhudo është sporti i vlerave dhe medaljeve, krenaria e Kosovës.
“Ne bajmë greva duke stërvit në borë e shi! Çdo mëngjes e çdo mbramje deri në 8 orë në ditë!
Pakënaqësi kemi të gjithë por puna sduhet ndal kurrë e asnjëherë,ta bajmë Kosovën më të fortë me punë e përkushtim”, ka shkruar Kuka në Facebook.