Medalistet e Lojërave Evropiane “Minsk 2019” kërkojnë pikët e reja Olimpike në garen e re evropiane, Grand Prix Budapest 2019.
Kampionët kosovarë të xhudos do ta vazhdojnë rrugën drejt normës olimpike “Tokio 2020”, duke marrë pjesë në Grand Prixin e Budapestit, që mbahet prej nesër (e premte) deri të dielën.
Tri medalistet tona në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, Majlinda Kelmendi (e artë), Nora Gjakova (e argjendtë), Loriana Kuka (e bronztë), si dhe Distria Krasniqi e Akil Gjakova, do t’i kërkojnë medaljet e reja.
Nesër në gara do të jenë Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg).