Njihuni me Rukolën, barishten që pastron gjakun dhe organizmin

Njihuni me Rukolën, barishten që pastron gjakun dhe organizmin

Rukola është e pasur me vlera ushqimore dhe antioksidantë. Ajo është një burim i pasur me vitaminë A, fibër, vitaminë C, vitaminë K, folat, hekur, kalcium, fosfor, magnez, mangan dhe kalium.

Në tregun fshatar, rukolë gjethemadhe e quajnë edhe rukola e restoranteve, pasi është më e lehtë për t’u larë e pastruar se sa ajo me gjethe të vogla.

Nëse do të krahasonim rukolën me sallatën jeshile, ajo përmban tetë herë më shumë kalcium dhe katër herë më shumë hekur sa e njëjta sasi me sallatë jeshile.

Rukola përmban gjithashtu pesë herë më shumë vitaminë A, vitaminë C dhe vitaminë K. Zgjedhja mes tyre është e thjeshtë. Rukola për një sallatë të shëndetshme.

Për më tepër, fibrat tek rukola ju ndihmojnë në aparatin tretës, duke ju bërë që të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë. Kjo barishte speciale është e pasur me proteina, zink, vitaminë B6, acid pantotenik dhe bakër.

Rukola ndihmon në uljen e kolesterolit, mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak dhe ulin shanset për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Kjo barishte është një burim i shkëlqyer antioksidantësh të cilët rrisin aftësinë e organizmit për përthithjen e oksigjenit.

Antioksidantët ndihmojnë kundër ftohjeve, sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe plakjes së parakohshme. Rukola është e pasur me vitaminë K që ndihmon në formimin dhe forcimin e kockave.

Ajo ka sasi të larta të vitaminës C që i vjen në ndihmë sistemit imunitar, ndërkohë që vitaminat e tjera forocojnë metabolizmin.

Rukola është një burim i pasur karoteni që është thelbësor për shikimin. Marrja e sasive të lartë të karotenit ndihmojnë në ngadalësimin e simptomave të plakjes.

KOMENTE