DYLON

Ministri Çeku priti në takim katër medalistët e Kosovës në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023

Ministri Çeku priti në takim katër medalistët e Kosovës në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023
Avatar photo Redaksia

Ministri Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministren e MKRS, Daulina Osmani, pritën në takim katër medalistët e Kosovës në Lojërat Frankofone, në Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongos.

Ministri i përgëzoi xhudistët Shpat Zeka dhe Dardan Cena, atletët Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraqi si dhe trajnerët e tyre për sukseset e arritura si dhe u shprehu mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e pandalur për fitore.

EkoHigjiena

Çeku gjithashtu falënderoi zëvendës ambasadorin e Francës në Kosovë, Francois Cyprien, për mbështetjen e qeverisë franceze mbi pjesëmarrjen e shtetit tonë në gara të tilla duke vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërmjet 2 vendeve në fushën e sportit.

Të pranishëm në takim ishin edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, udhëheqësja e Divizionit për Federata në MKRS, Afërdita Fazliu, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, dhe shefi i misionit, Fitim Arifi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.