Në kampionatin botëror të xhudos që fillon të dielën në Tokio të Japonisë, Nora Gjakova është prej bartëseve kryesore në kategorinë e saj, atë deri 57 kilogramë.
Përfshirja në luftë për medalje në Botërorin “Tokio 2019” eshte edhe vëllait të Norës, Akilit.
Nora e Akili do të garojnë në ditën e tretë të garave në botërorin në Japoni, të martën e ardhshme.
Të dielën garon Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë, të hënën Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa të martën trajneri Driton Kuka duhet të ndajë kohë për Norën e Akilin.