Biznesi duhet të ndihmohet në këtë situatë të rëndë pandemike dhe se një ndihmë biznesit realisht do të thotë edhe ndihmë qytetarëve dhe se një biznes i fortë do të thotë një shtet i fortë.
Kështu vlerësoj Hevzi Xhelili, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili edhe në seancë ne sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit ka ngritur si çështje domosdoshmërinë që bizneset në komunë të ndihmohen.
Ai ka parashtruar pyetjen se çfarë ka ndërmarrë komuna dhe se a ka planifikuar ndihmë bizneseve.
Duke u ndërlidhur me diskutimet ku u kërkua që të ndihmohen qytetarët që janë prekur nga COVID-19, ai vlerëson se kjo është shumë e qëlluar dhe e domosdoshme porse, duhet kuptuar se buxheti krijohet nga bizneset dhe me ndihmën e bizneseve krijohet mundësia e ndihmës edhe për qytetarë, andaj komuna do të duhej, të ndihmojë bizneset e Gjilanit, gjithmonë duke parë mundësitë buxhetore.
“Të ndihmohet biznesi se ka nevojë shumë në këtë situatë pandemike. Një biznes i fortë do të thotë edhe një shtet i fortë”, thotë Hevzi Xhelili i PDK-së, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit. /2LONLINE.com/