• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Zgjedhet Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorët e gjashtë prokurorive themelore

Redaksia 2LONLINE 24 Dhjetor, 2020 2 min
 Zgjedhet Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorët e gjashtë prokurorive themelore

Këshilli Prokurorial i Kosovës, i drejtuar nga Kryesuesi Bahri Hyseni, ka mbajtur takimin e 191-të me radhë.

Takimi i sotëm ka filluar me shqyrtimin e Rregullores për angazhimin dhe përcaktimin e tarifave për kompensimin e përkthyesve dhe interpretëve që angazhohen në sistemin prokurorial, Rregullore e cila edhe u miratua nga anëtarët e Këshillit.

Në vazhdim u prezantua dhe u diskutua Raporti i Komisionit për rishqyrtim të kundërshtimeve të paraqitura nga kandidatët për kryeprokurorë të prokurorive themelore të Gjakovës, Gjilanit, Prizrenit dhe Pejës.

Pas diskutimeve, Këshilli ka miratuar pjesërisht këtë raport, ku si rrjedhojë u refuzuan kundërshtimet e paraqitura nga kandidatët.

Më pas, Këshilli ka zhvilluar procesin e votimit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorëve të 6 prokurorive themelore.

Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit, me 11 vota për dhe asnjë kundër, është zgjedhur Xhevdet Bislimi.

Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Pejës, me 11 vota për dhe asnjë kundër, është zgjedhur Agim Kurmehaj.

Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, me 11 vota për dhe asnjë kundër, është zgjedhur Shukri Jashari.

Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, me 10 vota për dhe 1 kundër, është zgjedhur Ismet Ujkani.

Për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren gara u zhvillua në mes të prokurorëve Admir Shala dhe Ervehe Gashi, ku pas procesit të votimit Admir Shala është zgjedhur kryeprokuror i kësaj prokurorie me 7 vota për. Ndërsa kundër kandidatja e tij mori 4 vota.

Për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Gjilan gara u zhvillua në mes të prokurorëve Arben Kadriu dhe Agron Uka, ku pas procesit të votimit Arben Kadriu është zgjedhur kryeprokuror i kësaj prokurorie me 6 vota për. Ndërsa kundërkandidati i tij mori 5 vota.

Ndërsa, për Prokurorinë Themelore të Gjakovës do të rishpallet konkursi, sepse kandidatja për kryeprokurore, Ardita Beqiraj-Hyseni nuk u votua për këtë pozitë.

Në fund të takimit, Këshilli miratoi Raportin e Komisionit për rivlerësimin e performancës së 4 prokurorëve. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Gjilan Këshilli Prokurorial i Kosovës prokurori
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Presidentja Osmani me ftesë të presidentit Pahor udhëtoi për vizitë zyrtare në

4 Korrik, 2022
Opinion

Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!

4 Korrik, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022
Sport

SC Gjilani – FK Liepaja: Klubi gjilanas ka hapur procesin e akreditimit

3 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre në arsim, për çfarë depolitizimi na ka folur kryetari i Komunës në fushatë?!

2 Korrik, 2022

Eco-Higjiena shënon dhjetëvjetorin e punës: Punuam si ekip arritëm suksese

2 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot

2 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com