/2L ONLINE/ – Republikanë e e Kosovës (REK) Dega në Gjilan kanë shënuar 5 vjetori ne themelimit, e i pari i kësaj Dege Selver Xhelili është treguar optimist duke thënë se Gjilani kësaj here ka vendosur të bëjë ndryshime dhe kjo do të ndodh kur në krye do të vijnë republikanët. Xhelili ka thënë se më 2017 Gjilani do të qeverisët nga republikanët.
Ai ka thënë se kryetari i Gjilanit që do të jetë republikanë do të jetë i përshtatshëm për të gjithë pa dallim, republikanë, demokratë.. sepse ai do të jetë i qytetarëve, do të jetë kryetar qe do ta mbron interesin e komunës para interesit partiak e klanor. Po ashtu do të jetë zë i fuqishëm edhe ndaj nivelit qendror për ta stopuar degradimin e mëtutjeshëm të Komunës së Gjilanit nga matrapazët që pazaret e tyre politike i bëjnë çdo herë me Gjilanin.
Xhelili është shprehur i bindur se Gjilanit i nevojiten republikanë edhe për t’i kthyer investimet në Gjilan por edhe Anamoravë, sepse deri më tani ishin të pafuqishmit në krye që nuk arrinin t’i thithnin investimet përkundër që gjilanasit shquhen si tatimpagues të mirë, e investimet ikin gjetiu ku edhe kryetar të komunave më të vogla marrin investime më shumë se Gjilani.
Xhelili nuk ka hezituar t’i quaj ata të pashkolluar por që megjithatë janë më të aftë për të marrë ma shumë investime se kryetarët që e kanë udhëhequr Gjilanin, e për të cilët ai ka epiteti si: “kullera”, “Shmeka”, “qejfli” të ndejave, dhe “frikacak” të mëdhenj. Për të kryetarët e deritanishëm të Gjilanit shquhen për njerëz me fjalë të mëdha por me punë të vogla.
“Këta kryetarë siç i kemi pasur deri më tani janë mjerim për një qytet. Gjendja ekonomike është e rëndë, bizneset me gjendje të vështirë, pa vende të punës, thjesht mjerim total”, shprehet Xhelili i republikanëve.
Ai ka ftuar qytetarët për ta përmbysur të keqen dhe ktë sipas tij mund ta bëjnë duke iu bashkuar republikanëve si një “ushtri” e fortë për ta rrëzuar djalli ne të keqes që e dëmton komunën.
Xhelili mendon se me një kryetar republikan, Komuna e Gjilanit do të jetë për qytetarë ku të gjithë do të jenë të barabartë pavarësisht partive, feve… Ai tha se nëse Gjilani do të jetë i republikanëve, familjet do të kenë së paku nga një anëtar me rrogë të qëndrueshme, do t’i dalin zot Gjilanit karshi politikës qendror, duke i dhënë dënimin e merituar klaneve mafioze që po e shkatërrojnë Gjilanin.
Ai madje e ka ftuar edhe elektoratin e partive tjera që mos të vazhdojnë të bien pre e mashtrimeve me premtimet që u bëhen nga ata që janë pjesë e klaneve dhe po e shkatërrojnë komunën. Duke kërkuar nga qytetarët të vetëdijesohen dhe të mendojnë për një ardhme të shëndosh për vetën e tyre, Xhelili ka kërkuar mbështetje për një kryetar republikan për Gjilanin, pasi sipas tij, Gjilani i provoi të gjitha partitë por shihet se ku e sollën këtë komunë.
Kryetari i Republikanëve gjilanas tha se me këtë subjekt politik që do të qeverisë Gjilanin, e keqja do të gjunjëzohet. /2L ONLINE/