Si shumë mërgimtarë edhe futbollistët kosovarë kudo nëpër botë kanë vendosur që një pjesë të pushimeve verore ta kalojnë në Kosovë.
Një nga ta është edhe ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili mbrëmë ishte pjesë e ndeshjes bamirëse që u zhvillua në “Fadil Vokrri” ndaj ekipit me kapiten Milot Rashicën, e që përfundoi 4:4.
Futbollisti kosovar ka thënë se është shumë i lidhur me Kosovën dhe se është krenarë me rezultatet e Përfaqësueses.
“Pushimet gjithmonë i bëj në Kosovë. Kam shumë shoqëri këtu, knaqem dhe më pas kthehem në klub e kombëtare. Jam krenar me djemtë e Kosovës. Ata kanë pozitë dhe shanse të mira për kualifikim në Evropian. Shpresoj se mund t’i shoh atje. Një ditë ndoshta mund të luaj ndaj Kosovës. Do të ishte ndjenjë e veçantë, por e kemi detyrë dhe le të fitojë më i miri. Ka qenë e vështirë të luaj ndaj Shqipërisë, sidomos kundër vëllaut” ka thënë Xhaka.