Pse është 14 Qershori, Dita e Çlirimit të Vitisë?!

Pse është 14 Qershori, Dita e Çlirimit të Vitisë?!

Realisht, secili ushtar i UÇK-së, çlirimin faktik nga pushtimi kolonial serb, e ka përjetuar që në ditën kur ka pasur fatin që të rrok armën dhe të ofroj jetën në këmbim të lirisë. Fat ky, të cilin përkundër vullnetit dhe gatishmërisë shumë të tjerë nuk e kishin, e që historia nuk ua kishte dhënë rastin. Dihet botërisht se UÇK kurr nuk ka mundur të siguroj armë, aq sa ka pasur vullnetarë të gatshëm për mobilizim.

Shkruan: Milaim Sylejmani

Kapitullimi i Serbisë, i sanksionuar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës me datë 10.12.1999 Brigadën 173 të UÇK -së “Gursel e Bajram Sylejmani” e ka gjetur të ndarë në grupe të vogla nëpër shumë fshatra të komunës. Grupimi më i madh gjendej në f.sh Verban duke përfshirë edhe pjesën më të madhe të Shtabit të Brigadës.

Kjo ishte pasojë ofenzives së Krivanjevës dhe fshatrave tjera të Kaçanikut të datës 22.05.1999 dhe përleshjes me ushtrinë dhe paramilitarët serb të ndodhur me datë 05.06.1999 në male të Verbanit, ku kishte rënë dëshmor ushtari Kemajl Azizi.

Ishin këto ditë jashtëzakonisht dinamike. Okupatori famëkeq serbosllav e ndiente kapitullimin dhe mundësia i hakmarrjes gjatë tërheqjes në popullsin civile, ishte me rrezikshmëri shumë të lartë.

Në anën tjetër trimëria,entuziazmi dhe gatishmëria e ushtarëve, sidomos e atyre që kishin përfunduar trajnimet në Qendrën Stërvitore në fsh. Krivanjevë ishte përtej cdo niveli, dhe as që u bënte për fuqinë, armatimet dhe kapacitetet e armikut karshi mundësive tona modeste.

Në aspektin psikologjik njeriu kur kalon nga një gjendje e pamundësisë, në gjendje të mundësisë sado të vogël, të njejtën kohë edhe emocionalisht kalon përnjëherë disa faza. Në rastin e ushtarëve të UÇK-së, duke kaluar nga mendësia “a luftohet me Serbi” të istaluara përmes dominimit 50 vjeqar komunist serbosllav, në mendësinë dhe krenarinë e të qenurit ushtar i armatosur, duke u familjarizuar me armët, dhe duke patur guximin shpesh herë edhe të terpuar. Për pasojë nuk i vlerësuar rrethanat qofshin ato shumë të rrezikshme.

Pa dyshim që kjo gjendje emocionale ishte brymosur brez pas brezi duke u përcjellur përmes kujtesës historike, të gjitha kryengritjet që nga Lidhja e Prizernit, Luftërave Ballkanike, pushtimeve serbo bullgare dhe rezistencës luftarake të Çetave të Azem Bejtës, Mbrojtjes Kombtare të Kosovës të udhëhequr nga Mulla Idris Gjilani, ushtarëve ballist të udhëhequra nga Hysen Tërrpeza, grupeve revolucionare të NDSH-së dhe formacioneve tjera të grupuara rreth Metush Krasniqit, Adem Demaqit etj deri te dalja në skenë e UÇK-së.

Të gjitha këto ishin akumuluar në atdhedashurinë e rinisë liridashëse shqiptare dhe mezi prisnin të shfryenin të gjithë mllefin përmes flakëve të tytave grykëholla ndaj pushtuesve kolonizator serbosllav. Në frymën e njejtë, dhe gatishmërisë edhe më të spikatur për aksione kundër armikut filluan të vinin nga Zonat tjera të luftës ushtarët vitias, e të cilët gjendeshin nëpër të gjitha Zonat e Luftës.

Shtabi i Brigadës, i gjendur në këto rrethana jashtëzakonisht të vëshira për t`i menaxhuar, karshi kësaj gatishmërie të ushtarëve dhe rrezikut shumë të lartë për shkak të popullsisë së përzier, të popullsisë shqiptare duarthatë dhe sërbëve të gjithë të armatosur që prej viteve 90-ta. Tani më dihej se fitorja është e jona dhe çdo humbje evetuale, e ushtarëve, apo popullatës konsiderohej shumë e dhimbshme, jo e domosdoshme dhe e panevojshme. Në Shtab ishte ky qëndrim: edhe për 1000 armiq sot nuk e japim asnjë ushtar. I këtij qëndrimi ishte edhe autori i këtyre rreshtave. Nuk më kujtohet për qëndrim tjetër.

Në këto rrethana, nga Shtabi i Brigadës konkretisht nga Komandant Abdyl Bajrami ngarkohem me detyrën e vendosjes së kontakteve me Batalionin që komandohej nga Skenderbe Hebibi e që ndodhej në trekëndëshin e fshatrave Lubisht-Beguncë-Buzovik. Për të shkuar atje duhej shmangur fshatrave Goshicë,Gërmovë,Kabash ku kishte popullsi serbe. As sot nuk e dij pse këtë udhëtim e kam filluar i vetëm. Kam shkuar në fsh. Smirë dhe kam takuar ushtarët dhe eprorët e UÇK-së Emrush Azizi,Bekim Azizi,Mustafë Sejdiu, Samet Sahiti,Qamil Demiri etj. nuk më kujtohen kend tjetër ekam takuar, kështu që paraprakisht ju kërkoj falje të tjerëve.

Emrushi kishte informata se nëpër Viti mund të kalohej. Së bashku kemi vendosur që pjesën e mbetur të rrugës mos ta bëjë në këmbë por më veturë. Për këtë rrugëtim vullnetarisht ishte paraqitur, i respektuari Shemshi Ibishi, i cili nuk ishte i mobilizuar dhe nuk kishte armë. Guximin e tij e vlerësoj lartë, dhe modestia e tij ka bërë që nuk ka aplikuar për status të veteranit. Së paku veteran pjesëtar! Vetura ishte Opel, ngjyrë e bardhë. Ndoshta simbolikë për këtë ditë të bardhë!

Poashtu vullnetarisht na është bashkangjitur ushtari Tafa-Mustafë Sejdiu. Përkundër kërkesave të të gjithëve nuk kam pranuar që të rrezikoj edhe ushtar të tjerë. Jemi përshëndetur ngrohësisht me ushtarët e mbetur, mendoja që mund të jetë përshëndetja e fundit. Ndjeja frikë për vete, për Tafën dhe Shemshiun. Me sinqeritetin më të madh, nuk doja të vritësha pas kapitullimit të Serbisë. Shemshiu drejtonte automjetin. Kishte lënë Zvicrën dhe kishte ardhur në Kosovë. Në kohë lufte,kur shumë të tjerë kishin lënë Kosovën. Habitesha!

I kam pyetur a keni fëmijë?! Tafa tha tre. Tre thash kam edhe unë! Po ti shofer?! Jo nuk kam!!! nuk më kujtohet a ishte i martuar.Tafa insistoj që të ulej në karriken e parë. Ty Komandant të takon të ulesh mbrapa. Fishek kam boll, mos ta ninë!. Tafa ishte trim. Te dy kishim karikatorë të duplifikuar në automatik dhe fishek tjerë në qanta. Unë kisha edhe dy bomba. Bomba kishte edhe Tafa, nuk e dij sa copë!

Ndonëse rruga e vjetruar dhe me gropa shpejt kemi mbërri në Viti. Për mua kishte më shumë se katër muaj që rrugëve të asfaltuara nuk kisha kaluar. Deri “te pasqyra” pak kishte banorë. Ishte pasdreke. Tafa kujdesej për anën e djathtë, e unë për anën e majtë. Gishtat në këmbëz, automatikët në prehër. Me t`u kthyer drejt qendrës së qytetit kemi parë grumbull të madhë të serbëve përballë stacionit policor. I kemi hapur dritaret. I kam thënë Tafës që të koncetrohej edhe ai nga ana e majtë,pasiqë milic nuk kishte te stacioni milicor. Ata, tani në rroba civile qëndronin në anën tjetër të staciont, disa ulur në tavolinat jasht kafiterisë , e disa qëndronin grupe grupe të vogla. Përafërsisht ishin 50 -70 armiq.

Zhurma e veturës ju tërheqi vëmendjen. Nuk kishte zhurma tjera. Opeli i bardhë, shoferi dhe dy ushtar të UÇK-së të veshur me rroba të zeza.

“Vidi terroristi mamu mu ….” edhe Tafa kishte dëgjuar këto sharje që më shumë ishin ofshamë kapitulluese!

Komandant,a tju q……n…..? Tafa u shpreh në zhargonin që çdo ushtar do ta përdorte.Joooo i thash! Pseeeeee? Shuj i thash!….. Paraprakisht me Shemshiun ishim marrë vesh që ai nuk do të ndalet në asnjë rast, përveq me kërkesë tonën. Në pjesën tjetër të qytetit pak kishte kalimtar.

Në Begucë takuam Shtabin e Batalionit me disa ushtarë. Me Skendën, Shaban Nezirin, Hazir Malën, Resmi Ameti,Shaip Baftiari, Izjadin Ibrahimin dhe të gjithë të tjerët u përqafuam ngrohtësisht, ashtu siq u ka hije bashkluftarëve të rasteve të tilla. Me Komandantin e Batalionit u morrëm vesh për detyrat e ngarkuara, gjithnjë me porosinë që të ruhen dhe të kenë kujdes në këto ditë të numëruara.

Rrugës në kthim ne ishim më të trimëruar. Serbët kishin marrë porosinë.

Kjo ka ndodhur pikërisht me datë 14.Qershor 1999, dhe kjo është simbolika e kësaj date.

Pra, Urime qytetar të Vitisë ditën e Çlirimit!

/Autori është, ish shef i Operativës së brigadës 173 “Gursel e Bajram Sylejmani”, dhe ish ushtar i ZOLL-it/

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE