Granit Xhaka luajti për 79 minuta në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 me Zvicren kundër Danimarkës. Mesfushori i Arsenalit bëri një paraqitje të mire, duke shënuar edhe një gol të bukur.
Xhaka në atë ndeshje ishte i lënduar dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë përmes llogarisë së tij në Instagram.
“Kthehem në Londër, por ende jam i pakënaqur që nuk kemi siguruar tre pikë në kualifikimet e EURO kundër Danimarkës. Është gjithmonë e dhimbshme të mos jesh në gjendje të përfundon ndeshjen e plotë, por unë e shtyva veten aq shumë sa munda derisa u detyrova të zëvendësoja në minutën e 79-të. Pasi nuk mund ta përfundoj ndeshjen duke luftuar me shokët e skuadrës, do të kem trajtimin e parë sot për t’u siguruar që të shërohen shpejt”, ka shkruar Xhaka.