Të shtunën me 25 mars duke fikur dritat nga ora 20:30-21:30, të gjithë mund të bëhen pjesë e këtij aksioni global vullnetar. WWF fton të gjitha qytetet t’i bashkohen Orës jubilare për Planetin Tokë
Përballja me ndryshimet klimatike duhet të bëhet realiteti jonë, WWF-i (World Wide Fund for Nature) edhe këtë vit na përkujton me organizimin e dhjetë me radhe jubilar të Orës për Planetin Tokë. Nga kjo organizatë botërore për mbrojtjen e natyrës është dërguar ftesa edhe sivjet të gjitha qyteteve që të bëhen pjesë e këtij aksioni dhe të fikin ndriçimin publik në ndërtesat dhe sheshet publike, me 25 mars nga ora 20:30 deri në 21:30.
Aksioni global Ora e Planetit Tokë, apo si njihet në botë Earth Hour, do të shënjohet në gjashte kontinentet. WWF-i beson se këtë vit do të marrin pjesë edhe më shume vende se vitin e kaluar ku kanë marrë pjese 178 vende.
Që nga viti 2007 Ora e Planetit Tokë ka mobilizuar shumë ndërmarrje, organizata, qeveri dhe qindra miliona njerëz në më shumë se 7.000 qytete. WWF-i që nga fillimi inkurajon individë që të veprojnë kundër ndryshimeve klimatike. Ky aksion duhet të na shërbejë si përkujtim se ne duhet të sigurojmë një të ardhme të qëndrueshme për planetin tonë.
Disa nga ndërtesat kryesore botërore përsëri do të jenë në terr këtë të shtune të fundit të muajit mars, siç janë kulla Eiffel në Paris, koloseumi në Romë si dhe Big Ben ne Londër. Shpresojmë që edhe qytetet në Kosovë dhe Shqipëri te ju bashkohen në fikjen e ndriçimit publik.
Video zyrtare e Orës për Planetin Tokë 2017: https://www.youtube.com/watch?v=CZp4LX4AYnM
Foto galeri e ngjarjeve të kaluara: http://www.earthhour.org/photo-galleries