DYLON

Çerkezi, vizitë në Lëvizjen Qytetare Vatra

Çerkezi
Avatar photo Redaksia

Lideri i Lëvizjes për Drejtësi, brenda PD-së, Sylejman Çerkezi me delegacion, vizituan Lëvizjen Qytetare Vatra ku u pritèn nga kryetari Kushtrim Kadriu me anëtarët e kryesisë, ka bërë të ditur Fikri Mehmeti, zëdhënës i Lëvizjes Qytetare Vatra.

Nè këtë takim u diskutuan problemet e ndryshme me tè cilat ballafaqohen qytetarèt e Kosovës, e veçanërisht qytetarèt e dëbuar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Sipas tij, Çerkezi shprehu pakënaqësinë e tij lidhur me pozitën e shqiptarëve në Preshevè, Bujanoc dhe Medvegjë, shkeljen e të drejtave elementare dhe mos investimin në drejtim të tyre. Po ashtu i pakënaqur edhe me gjendjen e të dëbuarve nga lufta e vitit 1999-të, ku tani e 18 vite nuk i gëzojnë të drejtat e elementare si çdo qytetarè tjetër nè Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Kryetari I Lëvizjes vatra Kushtrim Kadriu e falënderoi z. Çerkezi për vizitën dhe njëherësh gatishmërinë e tij të sensibilizoi gjendjen e shqiptarëve tè dëbuar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Këto dy subjekte u dakorduan të bashkëpunojnë në të ardhmen me aktivitete të ndryshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.