Vashat e Wolfsburgut kanë mposhtur KF Mitrovicën me rezultat të thellë 10:0. Kampionet e Gjermanisë ishin bindëse në këtë përballje, duke realizuar plot dhjetë gola përballë kampioneve të Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eleminimeve në Ligën e Kampionëve nuk ishte më e mira nga vazhat kosovare.
Futbollistija e ndeshjes ishte Harder e cila realizoi tre gola në minutat 46, 48 (P) dhe 67. Nga dy gola i realizuan Neto 79, 85 dhe Maritz 28 & 63. Me nga një gol kontribuan edhe Rauch 14, Huth 33 dhe Minde 87.
Ky rezultat ishte i paarritshëm për vashat e Mitrovicës, të cilat praktikisht janë të eleminuara nga Liga e Kampionëve.
Gjithsesi, KFF Mitrovica u bë klubi i parë që luan ndeshje të rundit eleminator në Ligën e Kampionëve për femra nga Kosova.