DYLON

Takim pune ndërmjet Policisë së Gjilani me institucionet komunale në parandalim të dhunës në baza gjinore

Takim pune ndërmjet Policisë së Gjilani me institucionet komunale në parandalim të dhunës në baza gjinore
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të fushatës për parandalim të dhunës në baza gjinore, Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit znj. Leonora Morina Bunjaku së bashku me Drejtorin e Drejtorisë se Shëndetësisë z. Hekuran Rapuca, Drejtorin e Qendrës për Punë Sociale z. Mursel Zymberi dhe zyrtaren komunale për barazi gjinore znj. Lindita Salihu kane vizituar Stacionin Policore në Gjilan.

Me këtë rast në takim janë pritur nga Komandanti i Stacionit Policore Gjilan, Major Agim Lipovica. Gjatë takimit është diskutuar për koordinimin dhe bashkëpunimin midis dy institucioneve në parandalimin e rasteve të dhunës në baza gjinore.

EkoHigjiena

Në fund ata falënderuan Policinë e Kosovës për angazhimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm në këtë drejtim.

Policia e Kosovës punon dhe vepron për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.