Autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul, mes fushatës zgjedhore dhe realitetit

Autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul, mes fushatës zgjedhore dhe realitetit

Shkruan: Refik HASANI

Aq shpesh është përmendur vetëm në koh zgjedhje ndërtimi i kësaj autostrade sa që është bërë tepër. Po mbetemi me shpresë që nuk do të jetë sikur zvarritja dhe neglizhoi e zgjidhja e problemit të Lumit Mirusha dhe ujërave të zeza në përgjithësi në Gjilan për dy dekada.

Gjilani si qendër rajonale, e ka  infrastrukturën më stërvjetruar në gjithë Kosovën,  rrugën si për Prishtinë apo Ferizaj e mos të flasim nga Kamenica, Medvegja, Bujanoci e Presheva për Gjilan. Anamorave është një trekëndësh kufitar që lidh Medvegjën, Bujanocin e Preshevën në njërën anë sikur me Likovën dhe Kumanovën.

Edhe në këto zgjedhje lokale të 17 Tetor 2021, u përdor nga Kryetari që ishte Deputet, Ministër, Shef i Grupës Parlamentare dhe rruga Gjilan-Prishtinë as nuk është  përmirësuar as nuk filloi së ndërtuari Autostrada dhe kështu Gjilani, në njëfarë mënyre  po e merr në qafë edhe  Kamenicën, Medvegjën, Bujanocin, Preshevën edhe   Likovën dhe Kumanovën.

Legjislatura e zgjedhjeve Parlamentare të datës 14.02.2021, dhe zgjedhjet për Kryetar të komunës së Gjilanit, besojmë se nuk do të mbetët  vetëm ,,kartë zgjedhore’’, dhe  Autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul,do fillon dhe përfundon  si realitet projekti më kapital për Gjilan, Anamoravë dhe trekëndëshin kufitar.

Deri në përfundim të Autostradës nga Gjilani në drejtim të Prishtinës dhe Ferizajit, urojmë të mos vazhdon të mbet si një kartë, por vërtet të mbyllet kjo Autostradë.  /2LONLINE.com/

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE