Prokurori amerikan Clint Williamson ka thënë se, si rrjedhojë e hetimeve, Task Forca e BE-së do të jetë në gjendje të ngritë aktakuzë ndaj pjesëtarëve të lartë të UÇK-së të cilët kanë bërë krime ndaj popullatës civile serbe. Por, siç ka thënë ai, aktakuza nuk do të mund të ngritët derisa të ketë dëshmi të mjaftueshme, por deklaratat e sotme do të jenë bazë për të ngritur një aktakuzë në të ardhmen.
“Aktakuza nuk do të ngritet derisa të kemi dëshmi të mjaftueshme, kjo mund të ndodh vitin e ardhshëm. Prandaj, këto deklarata që unë po i shpalos do të jenë bazë për një aktakuzë të mudnshme e cila mund të ngritet më pas. Është shumë e rëndësishme që hetimet e kësaj natyre të mbrohen. Në anën tjetër, kjo ka ndikuar edhe për themelimin e një tribunali, që do të ndiohmonte një gjykim të drejtë”, shtoi ai. Williamson ka thënë se Gjykata duhet të themelohet por kjo do të ndodhë pasi të themelohet Kuvendi. “Deri në themelimin e Gjykatës ne do ti mbajmë të mbyllura të gjeturat. Ai ka thënë se Gjykata Speciale duhet të themelohet, por kjo do të ndodhë pasi të themelohet Kuvendi”, tha ai.
Prokurori Williamson tha se “nuk ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për pohimet e Dick Martyt për trafikim organesh”, por tha se nuk do të thotë se kjo nuk ka ndodhur. Duke paraqitur raportin e hetimeve të bazuara në “Raportin e Dick Marty”-it, ka thënë se gjatë luftës në Kosovë, ka pasur dhunë dhe krime ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë, por edhe ndaj figurave politike gjatë dhe pas luftës andaj ekziston baza për ngritjen e aktakuzave ndaj disa ish-udhëheqësve të UÇK-së. Ai ka thënë se për aktakuzën përkujdeset Task Forca e Bashkimit Evropian.
Shqetësimi i vetëm për Taskë Forca e Bashkimit Europian mbetet kërcënimi ndaj dëshmitarëve. “Hetimet nuk do të duhej të befasonin askënd, nuk është hera e parë që këto hetime dalin në raporte. Ky raport tregon se ka patur persekutime që janë udhëhequr nga pjesëtarë të UÇK-së, si dhe vrasja e caktuar e pjesëtarëve politik shqiptarë. Të gjeturat tona janë ato që kanë të bëjnë me raportin e Dick Martin. Do të donim të kishim më shumë dëshmi, kjo nuk do të thotë që nuk do ta bëjmë ose nuk do t’i ndjekim tutje, të cilat kanë të bëjnë me trafikim të organeve njerëzore”, tha ai.
Williamson ka thënë se puna e Taskë Forcës përmbyllet 23 gusht. “Unë do ta largohem dhe do t’ia lëshojë vendin kryeprokuror tjetër i cili do të merret me punët paragjygjësore” ka thënë ai