DYLON

Lisicki, shërbimin më të shpejtë në histori të tenisit

Avatar photo Redaksia

Tenistja gjermane, Sabine Lesicki, e ka realizuar shërbimin më të shpejtë në një ndeshje që ndonjëherë është regjistruar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Tenisit për femra. Shërbimi i saj e ka arritur shpejtësinë prej 210 km për orë në ndeshjen në të cilën përballej me Ana Ivanoviq në “Stanford Classic”.

Lisicki megjithatë humbi e ndeshjen me rezultat 7:6 dhe 6:1 në sete.

EkoHigjiena

Asociacioni i Tenisit të femrave ka thënë se ky shërbim e ka tejkaluar shpejtësinë prej 207.6 km për orë të amerikanes, Venus Williams në US Open të vitit 2007.

Shërbimi më i shpejtë që është regjistruar ndonjëherë në ndeshjet e tenisit për meshkuj ka qenë i shpejtë 263.4 km për orë, i realizuar nga australiani, Sam Groth në Kore të Jugut.

Edhe Groth megjithë thyerjen e rekordit në maj të vitit 2012, eë kishte humbur ndeshjen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.