DYLON

Gagica: Aleanca është alternativa e vetme që ia rikthen dinjitetin Republikës dhe mirëqenien qytetarëve

Gagica: Aleanca është alternativa e vetme që ia rikthen dinjitetin Republikës dhe mirëqenien qytetarëve
Avatar photo Redaksia

“Zgjedhjet nacionale të datës 9 shkurt 2025, janë një mundësi e mirë për me i dhënë Gjilanit përfaqësim dinjitoz në nivel qendror, përfaqësimin që meriton e i cili realisht i mungon”, thotë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së, dega në Gjilan.

Ai tha se Aleanca në Gjilan hyn më unike dhe më e përgatitur se çdo herë në ekzistencën e saj. Aleanca është alternativa e vetme që ia rikthen dinjitetin Republikës dhe mirëqenien qytetarëve.

EkoHigjiena

“Me kryesinë e degës, diskutuam për zhvillimet politike në Gjilan në Kosovë dhe për format e angazhimit shtesë në kuadër të procesit zgjedhor. Aleanca do të jetë nē udhëheqje të vendit sepse ka dëshmuar se është e aftë dhe e vendosur për ta zhvilluar Kosovën dhe integruar në mekanizma të rëndësishëm botëror siç është anëtarësimi direkt në NATO”, thotë Nazim Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.