Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul që, për t’u bërë pjesë e koalicionit Qeverisës me bllokun LDK-AAK-Nisma, ta udhëheq dialogun me Serbinë. Sekretari i përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj thotë se nga pesë kriteret e kësaj lëvizjeje, ka mbetur vetëm edhe çështja e udhëheqjes së dialogut që të pranohet nga blloku LDK-AAK-Nisma. Molliqaj thekson se nuk ka asnjë arsye të mos pranohet kjo, kur sipas tij, është vetë i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, ai që e ka propozuar një gjë të tillë në prezencë edhe të Isa Mustafës dhe Fatmir Limajt.
“Kjo është arsyeja e parë pse ata duhet ta pranojnë edhe këtë. E dyta është se subjekti që i njeh më së miri marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Serbi dhe marrëdhëniet me shtetet tjera fqinje, është Vetëvendosje. Qëndrimi i saj i vazhdueshëm për këto nëntë vjet ka qenë më i thukti, më i drejti dhe i cili do të kishte mundësi të ndërronte qasjen”, tha Molliqaj për Radio Kosovën.
Për më tepër
http://www.rtklive.com/?id=2&r=1008