DYLON

Jacobson: Miratojeni sa më shpejt ligjin kundër terrorizmit

Avatar photo Redaksia

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracy Ann Jacobson, ka thënë sot se sfida dhe kërcënimi nga terrorizmi ekziston sot kudo. Ajo i ka bërë këto komente gjatë një vizite në Ministrinë e Punëve të Brendshme, derisa dorëzoi një donacion për Policinë dhe Doganat e Kosovës.

Donacioni vjen nga Programi për Kontrollimin e Eksportit dhe për Sigurinë Kufitare, që për synim ka kryesisht parandalimin e transferimit të armatimit për shkatërrim në masë.

EkoHigjiena

“Në kuptimin e luftës kundër terrorizmit, shpresoj se Kuvendi i ri, do të marrë së shpejti përsipër ligjin për luftëtarët e huaj, të cilin Kuvendi paraprak e ka miratuar në leximin e parë, por që ende nuk ka hyrë në fuqi si ligj. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Kosovës”, ka thënë ambasadorja Jacobson.

Donacioni i dorëzuar sot përmban pajisje në vlerë prej 300 mijë dollarësh amerikanë. Zonja Jacobson tha se në shtatë vitet e fundit, që kur edhe funksionon ky program, qeveria e Kosovës ka përfituar donacione prej 5 milionë dollarësh amerikanë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.