Nga konferenca e organizuar në ora 15:00 nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan rreth procesit të votimit të ditës së sotme, u konstatua se procesi po vazhdon pa probleme të theksuara që do të mund të prishin procesin.
Kryetarja e Qendrës, Besa Baftiu, kërkoi nga qytetarët që masovikisht të dalin në zgjedhje për të vendosur për veten e tyre, ndërsa ftoi qytetarët që pas publikimit të rezultateve të para të dalin të festojnë qetësisht fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Shefi i shtabit zgjedhor Shemsi Syla, ka thënë se procesi po zhvillohet normalisht, përveç ndonjë parregullsie të vogël që nuk mund të ndikoj në rezultatin përfundimtar.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan