Ministrit serb Aleksandar Vulin, i është ndaluar vizita në Mitrovicë, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen atje.
Ministri serb pa portofol dhe i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, nuk i është dhënë leje që të qëndrojë për vizitë të dielën dhe të hënën në Mitrovicë.
Siç raportohet, Vulinit i është ndaluar hyrja përmes një letre të nënshkruar nga Shefi i Zyrës së BE’së, Samuel Zbogar, raporton B92.
Vulin i është ndaluar vizita pasi që është konstatuar se prezenca e tij gjatë të dielës, mund të ndikojë në zgjedhjet në Komunën e Mitrovicës së Veriut.