DYLON

Shërbyesit Civil kërkojnë ngritje pagash në nivel vendi për 50 %

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Janë 19 mijë shërbyes civil në nivel vendi  të cilët u garantuan nga Qeveria e Kosovës  përmes ligjit në projekt-buxhetin për vitin 2014-të për rritjen e pagave në nivel vendi , ende vazhdojnë të punojnë me paga aktuale që arrin shumën jo më shumë se deri në 300 euro.

Mursel Zymberi kryetar i sindikatës së shërbyesve civil  të Kosovës thekson se shërbyesit civil ndjehen të diskriminuar në këtë drejtim , dhe kërkojnë nivelim të pagave me sektorët e tjerë.

EkoHigjiena

Ai thotë se që nga nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit atëherë kur pagat u rritën 30% , kryeministri i vendit Hashim Thaçi sërish premtoi rritje të pagave por kësaj radhe për 20% për një periudhë gjashtë mujore, por kjo asnjëherë nuk u realizua në të vërtetë.

“Kërkojmë nivelim të pagave si sektorët e tjerë , kërkojmë që kësaj radhe premtimi i rritjes së pagave për 20% të realizohet ashtu siç u premtua’’ shprehet Zymberi.

Ai më tej shton se shërbyesit civil  kërkojnë përmirësimin e kësaj gjendje fillimisht me rritjen e pagave në mënyrë lineare për 50% ashtu siç deklaroi Qeveria e vendit

Mirëpo në anën tjetër përgjigjet për këto kërkesa sipas Zymberit kanë qenë se nuk kanë  buxhet të mjaftueshëm për rritje të pagave në nivel vendi , por këta të fundit këto ditë presin një përgjigje definitive nga krerët shtetëror.

E nëse kërkesat e tyre nuk realizohen apo nuk merren parasysh nga Qeveria e Kosovës në krye me Hashim Thaçin , si dhe nga ministrisë si financave , nuk përjashtohet mundësia e hyrjes në grevë , mbajtjes së ndonjë proteste të mundshme apo edhe marrjen e shumë masave tjera radikale që dërgojnë ata deri tek realizimi i kërkesave.

“Do të hyjmë në grevë , do të protestojmë , nëse është e rrugës do të marrim edhe masa radikale vetëm për të realizuar këto kërkesa të drejta dhe të nevojshme’’ shprehet Zymberi.

Ndryshe ligji për rritjen e pagave në nivel vendi është aprovuar në vitin 2010 , dhe që nga janari i këtij viti është dashur që shërbyesit civil të punojnë me paga të ngritura prej 50% , mirëpo kjo vetëm pritet të ndodh në të ardhmen. /E.J/2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.