Slobodan Vujicic ka thënë se malaziasve u kanoset asimilimi dhe zhvendosja e sërishme nga Kosova. “…Apelojmë tek institucionet e Kosovës që sa më parë, në harmoni me kushtetutën dhe ligjet, e me ndihmën e strategjisë së cekur, të na mbrojnë nga asimilimi…”.
Kryetari i Shoqatave dhe Unionit të Malaziasve në Kosovë, Slobodan Vujicic ka thënë se Malaziasve u kanoset asimilimi dhe zhvendosja e sërishme nga Kosova.
Sipas tij, kjo që u tha më lartë vë në dukje se avancimi i pozitës së përgjithshme të malaziasve serish është në fund të shkallës së prioriteteve të institucioneve të Kosovës.
Prandaj, thotë Vucic, në qoftë se kjo nuk ndryshohet sa më shpejtë, jemi të sigurt se do të jemi dëm kolateral të grupeve dhe fraksioneve të ndryshme të interesit, sikurse që përndryshe kemi qenë edhe pas luftës në Kosovë.
Sipas tij, rreziqet e ardhshme të këtij moskujdesi institucional dhe mos respektimi i zotimeve të mara ndaj bashkësisë më të rrezikuar në Kosovë, që malaziasit janë në çdo kuptim të kësaj fjale, është asimilimi ynë i tërësishëm dhe zhvendosja e familjeve më autentike të mbetura malaziase.
Ndoshta në këtë moment atyre, nga të cilët varet fati ynë i mëtejmë, kjo nuk u intereson, sepse nuk shohin aq larg sa do të duhej të shihnin, por jemi të bindur se në qoftë se nuk pushon padrejtësia në vazhdimësi ndaj popullit malazias, shikuar në afat të gjatë kjo më së shumti do t’i kushtojë pikërisht Kosovës
‘Jemi thellësisht të bindur se as ne, as Mali i Zi, nuk e kemi merituar me asgjë, as i kemi nxitur që institucionet e Kosovës të sillen kështu ndaj neve. Prandaj apelojmë tek institucionet e Kosovës që sa më parë, në harmoni me kushtetutën dhe ligjet, e me ndihmën e strategjisë së cekur, të na mbrojnë nga asimilimi. Njëkohësisht të mundësojnë kushte elementare për jetën dinjitoze për njeriun, por edhe të stimulojnë e sigurojnë të gjitha parakushtet për kthimin e qëndrueshëm të mijëra familjeve malaziase dhe të pronës së tyre të marrë paligjshëm”, ka thënë Vujicic.
“Në fund dëshirojmë të theksojmë se kritikat tona tërësisht janë qëllimmira dhe janë të shkaktuara nga frika e arsyeshme nga humbja e identitetit që besojmë se nuk është në interesin e Kosovës dhe të vlerave evropiane të cilat, të gjithë bashkë pa përjashtime, duhet t’i kultivojmë” thotë Slobodan Vujicic, kryetari i Shoqatave dhe Unionit të Malaziasve në Kosovë.