Më 01 janar 2019 rreth orës 00:30, Policia e Kosovës, Njësitet e hetimeve rajonale, në Gjilan janë njoftuar se një person, femër, ishte sjellë në Qendrën Spitalore Emergjenca në Gjilan pa shenja jete, si pasojë e goditjes nga arma e zjarrit.
“Me të pranuar informatën, është njoftuar prokurori i shtetit dhe së bashku me forenzikën kanë dalë në vendin e ngjarjes në fshatin, komuna e Gjilan. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se deri tek vrasja kishte ardhur si pasoj e pakujdesisë së të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës J. J. (1956) i cili pas ndërrimit të mote moteve kishte dalë para shtëpisë me pushkën e gjuetisë llojit “Hungarian Submacine Gun@,model-53, dhe nga pakujdesia kishte qëlluar bashkëshorten e tij tani të ndjerë Z.J. (1956)”, thuhet n raportin e policisë.
Sipas policisë, e njëjta si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit rrugës për në spital kishte ndërruar jetë dhe mjekët kujdestar kishin konstatuar vdekjen e saj.
Lidhur më këtë rast me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit policor, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Rasti është nën hetime.