Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se Policia e Kosovës është informuar lidhur me një rast “Vrasje në tentativë” që ka ndodhur me 30 korrik 2019, rreth orës 21:35.
Nga hetimet e para mësohet se i dyshuari, shqiptar shtetas i Kosovës, me vendbanimi fshatin Remnik, komuna e Vitisë, i cili jeton dhe punon në Zvicër, kishte shkuar ne cilësi të mysafirit te viktima, pasi qe mes tyre ekzistojnë raporte miqësie,
Më tutje, zëdhënësi Hashani thotë se, në bisedë e sipër, pas një fjalosje të ashpër, i dyshuari e sulmon viktimën me një mjet te mprehtë (thikë), duke i shkaktuar plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.
Viktima si pasojë e plagëve të marra ndalohet ne qendrën Spitalore Emergjente të Gjilanit për trajtim mjekësor, reparti i kirurgjisë në Gjilan. Gjendja shëndetësore e viktimës ishte jashtë rrezikut për jetë (sipas mjekut kujdestar), thotë Hashani.
“Pas veprimeve operative në teren rreth orës 04:00 i dyshuari është arrestuar, ai është intervistuar sipas procedurave ligjore. Me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar i njëjti është duke u mbajtur në qendrën e ndalimit në Gjilan për 48 orë”, thotë zëdhënësi i PK-së, Ismet Hashani.
Rasti dërgohet në Prokurorinë Themelore.