Policia e Kosovës Njësitet patrullues nga stacioni Policor i Novobërdës gjatë kontrollit rutinë në një pikë kontrolli në fshatin Bostan të Novobërdës, kanë ndalur automjetin e llojit “Kombi Peugeot”, me targa regjistrimi KS, të cilin e ngiste një shqiptar, shtetas i Kosovës.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije ai nuk kishte librezën e qarkullimit me vete dhe pas verifikimit rezulton se pronar i kombit është një person serb shtetas i Kosovës dhe se mjetit i a kishin vendosur tabelat e një automjeti tjetër, me regjistrim të skaduar.
Me vendim të Prokurorit të shtetit rasti i referohet Gjykatës Themelore, Divizioni për Kundërvajtje në procedurë të rregullt.