Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Abaz Ajeti”.
Deklarata e tij:
Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Duke e ditur rëndësinë e zgjedhjeve, duke e ditur rëndësinë e votës, ju ftoj që të bashkoheni në këtë proces zgjedhor në mënyrë masovike.
Vota është e drejta elementare dhe e garantuar. Është mjeti përmes të cilës ne përcaktojmë fatin dhe të ardhmen tonë. Andaj, shfrytëzojeni këtë të drejtë e përcaktoni vetë të ardhmen tuaj. /2LONLINE.com/