Mërgim Vojvoda është transferuar te skuadra e njohur belge, Standard Liege. 24 vjeçari vazhdoi karrierën në Belgjikë, pas 3 viteve të suksesshme te Mouscron.
Standardi pagoi 1.2 milionë euro për të siguruar shërbimet e Vojvodës.
Mbrojtësi kosovar ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me Standardin, që është shpallur 10 herë kampion i Belgjikës.
Për herë të fundit janë kurorëzuar me titull në vitin 2009.