KF Vllaznia e Pozheranit ka zyrtarizuar dy ardhjet e fundit në ekip. Bëhet fjalë për dyshen Daut Maxhuni e Ylli Ibishi. Maxhuni, së fundi ishte pjesë e Vushtrrisë ku kishte një edicion fantastik.
Kurse, Ibishi vjen nga Korabi i Peshkopisë ku ka luajtur në Kategorinë e Parë shqiptare.
Tek Vllaznia janë transferuar edhe vushtrriasit tjerë: Ismet Caka, Petrit Tahiri, Kujtim Pantina, Rinor Karaqa.
Krahas tyre, pozharanasit kanë sjell edhe lojtarë tjerë, si mesfushorin Armend Kastrati, si dhe trajnerin Erdin Hashani, me të cilin kanë për synim mbijetesën në Ligën e Parë.